Në zbatim të nenit 32, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
lira në kategorinë lartë drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Lezhë, Kategoria I-b
Nuk ka kandidate të kualifikuar për të vazhduar fazen e dytë të konkurimit.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, per proceduren e shpallur per konkurim per grupin e pozicioneve:
1. Specialist i Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit në Sektorin e Mbledhjes dhe Menaxhimit të Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
2. Specialist i Kontrollit dhe Verifikimit në Terren në Sektorin e Kontrollit dhe Verifikimit në Terren, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.