Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të
Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për shpalljen e shpallur për
konkurim për pozicionin:
- 1. Specialist i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujitjes, në Njësinë Administrative Blinisht, Bashkia
Lezhë, kategoria IV-b,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të
përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në
shërbimin civil.