Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurat e shpallura për konkurim për grupin e pozicioneve:
- 1 “Specialist Topograf”, Sektori i Bujqësisë, Drejtoria e Mjedisit, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Milot, kategoria e pagës IV-2.
- 1 “Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Fushë-Kuqe, kategoria e pagës IV-2.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.