Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për grupin e pozicionit të punës:
- 1 “Specialist Strehimi”, Sektori i Strehimit Social, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kategoria e pagës IV-2.
Njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, është:
1. Juliana Hasanllari
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet Bashkisë Kurbin, Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, me datë 27.11.2025 ora 10.00.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Kurbin, Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak me datë 03.12.2025 ora 10.00.