Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për grupin e pozicioneve të punës:
- 1 “Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Milot, kategoria e pagës IV-2.
- 1 Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Fushë –Kuqe, kategoria e pagës IV-2.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Në këto kushte, procesi i pranimit në shërbimin civil nuk mund të vijojë në fazat e mëtejshme dhe të mbyllet procedura e pranimit në shërbimin civil, për pozicionet e punës “Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Milot, “Specialist Kadastre”, Njësia Administrative Fushë –Kuqe.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin do të rishpalle pozicionin e punës në përputhje me nevojat dhe dispozitat ligjore në fuqi.