BASHKIA KURBIN VENDE TE LIRA PUNE

BASHKIA KURBIN  VENDE TE LIRA PUNE

NJOFTIM PËR VEND PUNE

“Për lëvizjen paralele  dhe pranimin në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv për plotësimin e vendit të lirë të punës në Administratën e Bashkisë Kurbin”

 

Në zbatim të Ligjit Nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, Kreu IV, neni 22 “Pranimi në Shërbimin Civil”; Vendimit  të Keshillit të Ministrave Nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Kreu II, Bashkia Kurbin njofton se në administratën e saj ka 1 (një) vend të lirë pune në kategorinë ekzekutive në grupin e pozicionit të administrimit të posaçëm, në pozicionin e mëposhtëm:

 

“Arkitekt”,  Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit

 

  • A-Lëvizja paralele :

I- Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.

 

Kërkesa të veçanta për këtë vend pune janë :

 

  • Arsim të lartë te nivelit  Bachelor DNP/DND/Master, Bachelor: Arkitekturë
  • Të ketë përvojë pune më shumë se 1 vit në administratën publike; (avantazh)
  • Zotërimi një gjuhe të huaj BE, (përbëjnë avantazh);
  • Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushës;
  • Të njohë e përdorë shumë mirë programet bazë në kompjuter;
  • Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi me gojë/shkrim,  inisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftësi përshtatjeje ndaj ndryshimeve për transferimin e personelit, si dhe  aftësi për të punuar në grup;
  • Paga e pozicionit, kategoria  :IV-a.

IIPërshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

“Arkitekt”,  Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit

  • Ndjek dhe  bashkërendon punën në zbatim të legjislacionit, në fushën e ndërtimeve dhe  investimeve publike dhe private në territorin e Bashkisë;
  • Studion dhe i’u jep zgjidhje problemeve të infrastrukturës së qytetit ku përfshihen: rrugë,   trotuare,  rrjeti i kanalizimeve, linjat e elektrike, telefonisë etj;
  • Ndjek vazhdimisht në terren procesin e zbatimit të projekteve të hartuara, duke sqaruar e duke mundësuar  zgjidhjen e  problemeve që dalin gjatë realizimit të projektit.
  • Ndjek investimet që kryhen në kopshte, çerdhe, zyra, shkolla etj, të cilat kërkojnë investime të pjesshme, si dhe rikonstruksione me vlera te vogla, duke ndikuar me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe për objektet të cilat janë në interes të komunitetit.

 

III– Dorëzimi i dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :

  • Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  • Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  • Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  • Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit;
  • Fotokopje e diplomës me listën e notave (të noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore ;
  • Fotokopje të një vlerësimi vjetor;
  • Aktin e emërimit si nëpunës civil;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
  • Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 02.06.2020.

 

 IVRezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 05.06.2020, nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë (salla e mbledhjeve) në datën 15.06.2020 ora Ora 1000

 

V/1-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

  • Njohuritë për “Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”;

Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”(i azhornuar);

Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;

  • “Kodin e Proçedurave Administrative”;
  • Ligjin nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
  • Ligjin nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”
  • Ligjin 9367,date 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit( i ndryshuar)”;
  • Rregulloren e Brendshme të Bashkisë.

 

V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

  • Kandidatët do të vlerësohen ngaKomisioni i Brendshëm, ngritur pranë Bashkisë Kurbin, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

 

  • 40 pikë për dokumentacionine dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet positive.

 

  • 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin  ku ka konkurruar si :në administratën e Bashkisë Kurbin.

 

  • Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, Datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.

 

V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 17.06.2020. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 17.06.2020.

           

B- Procedura e Pranimit në Shërbimin Civil :

  • Nëse Komisioni i Brendshëm përfundon procedurën elëvizjes paralele pa asnjë të përzgjedhur, rinis procedura nëpërmjet procedurës së Pranimit në Shërbimin Civil. Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë edhe jashte sherbimit civil.

 

  • Dokumentet dorëzohen, në zyrën eProtokoll-Arkivit 22.06.2020 të Bashkisë Kurbin.

 

  • Në datën25.06.2020,do te shpallet lista e verifikimit paraprak  të kandidatëve  që do të vazhdojnë konkurrimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit për publikun. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme e të veçanta , të kërkuara më sipër.

 

  • Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

  • Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me  gojë, me datë06.07.2020 Ora 1000 ,Salla  e Mbledhjeve në Bashki.

 

  • Faza e vlerësimit me procedurë e pranimit në Shërbimin Civil, me totalin e pikëve prej100  pikë, është e strukturuar si vijon :

a)20 pikë për dokumentacionin;

b)40 pikë për vlerësimin me shkrim;

c)40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurrimit me procedurën  e Pranimit në Shërbimin civil:

Lista e fituesve me mbi 70 pike (mbi 70% te pikëve) ,do te shpallet me datë 09.07.2020.

Njoftimi do te bëhet : në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të  Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 09.07.2020.

 

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën: Bashkia Kurbin email bashkiakurbin@gmail.com .