BASHKIA KURBIN, SHPALLJE FITUESI

Mbështetur në Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjin  Nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake” Kreu i III, Ligjin Nr.7961.datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar)Vendimin nr.503, datë 1.8.2024 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të Nëpunësve Civilë e të Punonjësve Administrative të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, në Vendimin nr. 45, datë 30.09.2024 të Këshillit Bashkiak, “Për miratimin e pagës së punonjësve të Bashkisë Kurbin, Njësive dhe Institucioneve në varësi për vitin 2024”,  Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr.176, datë 07.10.2024 “Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë Kurbin, Institucioneve dhe Agjensive në varësi dhe klasat e pagave për nëpunësit civile në Bashki dhe Njësitë Administrative për vitin 2024”po publikojmë njoftimin e listës së fituesve të konkursit (provim me shkrim, testimin fizik dhe me intervistën me gojë);

  •  Kryeinspektor , tek “Policia Bashkiake”, zhvilluar me datë 18.10.2024 pranë Bashkisë Kurbin.

 Komisioni Përzgjedhës (KP), në përfundim të procedurës së testimit me shkrim, testimit fizik dhe intervistës së strukturuar me gojë, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, bazuar në Ligjin Nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake”, shpall fituesit e konkursit për pozicionin e punës “Kryeinspektor”, tek “Policia Bashkiake”, në varësi të Bashkisë Kurbin, si më poshtë:

 

  1. Artan Gjok Bushi…………………………………………………….( 87) pikë.

Ankesat e kandidatëve për rezultatet e testimit, dhe intervistës me gojë, mund të depozitohen brenda 5 (pesë) ditëve  pas shpalljes publike, pranë Komisionit Përzgjedhës.

U shpall sot me datë 21.10.2024.

KOMISIONI:

 KRYETAR           ANËTAR            ANËTAR            ANËTAR              ANËTAR   Llesh Ndoci          Jurgena Tuci        Rake Kola         Fatmir Shafloqi    Pjeter Marnoj