BASHKIA KURBIN, SHPALLJE FITUESI

Lloji i diplomës “Shkenca Sociale ose Shkenca Shoqërore” Niveli minimal i diplomës “Bachelor” ose “Master Profesional”

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia përgjegjëse në Institucionin e Bashkisë Kurbin në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidatët fitues për grupin e pozicioneve të punës:

  • 1 “Specialist i Kujdesit Social, Barazisë Gjinore dhe Shëndetësisë” -Sektori i Kujdesit Social, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike & Kujdesit Social, kategoria e pagës IV-2.
  • 1 “Specialist për Koordinimin dhe Bashkërëndimin e Procesit të Integrimit Evropian në Nivel Vendor”, Drejtoria për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Migracionit dhe Diasporës, kategoria e pagës IV-2.
  • 1 “Specialist për Migracionin dhe Diasporën”, Drejtoria për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Migracionit dhe Diasporës, kategoria e pagës IV-2.

Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:

1. Marina Lula

2. Erjona Reçi

3. Eda Kola

 

Kandidatët që kanë marr më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.