- “Specialist mjedisi”
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit, janë:
1. Klajdi Pirja
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Kuçovë në datën 11.11.2026 ora 11:00, kandidatët të cilët do të grumbullojnë në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve(mbi 30 pike) do te kualifikohen per procesin e vleresimin e jeteshkrimit. Kandidatet qe do te grumbullojne mbi 45 pike nga vleresimi me shkrim dhe nga vleresimi i jeteshkrimit se bashku do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë në datën 13.11.2026 ora 11:00.
- “Pergjegjes i Sektorit te Menaxhimit te Kontratave dhe i Supervizimit te Sherbimeve”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Kuçovës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Pergjegjes i Sektorit te Menaxhimit te Kontratave dhe i Supervizimit te Sherbimeve”, është:
1. Emiliano Agaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2026 ora 09.00, ndërsa intervista e strukturuar me gojë në datën 13.11.2026 ora 09.00 në ambientet e Bashkisë së Kuçovës.
- “Pergjegjes i Sektorit te Planifikimit te Territorit Projekteve dhe Kadastres”
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Kuçovës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin “Pergjegjes i Sektorit te Planifikimit te Territorit Projekteve dhe Kadastres”, është:
1. Arminda Bardhi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2026 ora 10.00, ndërsa intervista e strukturuar me gojë në datën 13.11.2026 ora 10.00 në ambientet e Bashkisë së Kuçovës.