Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 2 (dy) Specialist Projektues, në Sektorin e Planifikimit të Territorit, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit të Territorit dhe Menaxhimit të Kontratave, kategoria IV.2.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
- Dhimitër Këri
- Theodhor Kosti
A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 02.04.2026 ora 10:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
B- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 09.04.2026 ora 10:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.