Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:
- 1 (një) Specialist Agronom, në Sektorin e Bujqësisë, kategoria IV.3.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit:
– Olgert Leno
A- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 17.03.2026, ora 09:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.