Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për kadastren fiskale, vlerësimin dhe shërbimin e taksapaguesve në Sektorin e kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b.
- 1 (një) Specialist për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësinë Administrative Bulgarec, në Sektori për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave për Njësitë Administrative, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per publikim