BASHKIA KORÇË, VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara” , Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 165 datë 02.03.2016 “Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, në VKM nr. 234 datë 20.04.2022 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr. 183 datë 28.12.2022 “Për miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2023 dhe PBA 2023-2025 të Bashkisë Korçë”, në Vendimin e Këshillit te Bashkisë nr. 181 datë 28.12.2022 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve e të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në institucionin e Bashkisë dhe Institucioneve të varësisë për vitin 2023” dhe në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Korçë nr. 50 datë 18.01.2023 “Për miratimin e strukturës të Ndërmarrjeve dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2023”, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendeve vakante në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, si më poshtë:

· 1 (një) Përgjegjës inxhinier ndërtimi në sektorin e mirëmbajtjes rrugë trotuare kategoria III.a/1

· 1 (një) Përgjegjës i degës teknike ,inxhinier në sektorin e ujitjes dhe kullimit kategoria III.a/1

· 1 (një) Jurist në sektorin e Burimeve Njerëzore, kategoria III.b

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR shpallje nshp