Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
· 2 (dy) Specialistë për kadastren fiskale, vlerësimin dhe shërbimin e taksapaguesve në Sektorin e kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b.
1 (një) Specialist në Sektorin e Strehimit Social në Drejtorinë e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale kategoria III.b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR njoftim per publikim