Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton pozicionet:
- 1 (një) Specialist për Barazinë Gjinore në Sektorin e Shërbimeve Sociale në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria b
- 1 (një) Specialist për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria b
- 1 (një) Përgjegjës i sektorit për kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit kategoria a/1.
- 2 (dy) Specialistë për kadastren fiskale, vlerësimin dhe shërbimin e taksapaguesve në Sektorin e kadastres fiskale, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria b.
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR