Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet si më
poshtë:
• 1 (një) përgjegjës i sektorit për kontrollin dhe mbledhjen e të
ardhurave për njësitë administrative, katëgoria III.a/1.
• 1 (një) Specialist për Rregjistrimin, Vlerësimin dhe Shërbimit të
Taksapaguesve (familjarë), në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave
Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore
dhe Kontroll Territorit, kategoria III.b.
• 1 (një) Specialist për Rregjistrimin, Vlerësimin dhe Shërbimit të
Taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në
Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll
Territorit, kategoria III.b.
• 1 (një) Specialist për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave në
Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e
Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit,
kategoria III.b.
PER ME TEPER KLIKONI E LINKUN BASHKENGJITUR njoftim_për_publikim,_Bashkia_Korçë