Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 165 datë 02.03.2016 “Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 717 datë 23.06.2009 “Për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore” të ndryshuar dhe në VKM nr. 394 datë 30.06.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 1151 datë 24.12.2020 për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2021 në njësitë e qeverisjes qendrore” Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendit vakant në Drejtorinë e Kujdesit Social, si më poshtë:
- 1 Mjek Pediatër në institucionin Shtëpia e Foshnjës “Lulet e Vogla” pranë Bashkisë Korçë
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR shpallja