BASHKIA KORÇË, VEND I LIRE PUNE

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 328 datë 31.05.2023 “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, në VKM nr. 326 datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.167 datë 29.12.2023 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2024 dhe PBA 2024-2026 të Bashkisë Korçë”, në Vendimin e Këshillit te Bashkisë nr. 166 datë 29.12.2023 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve e të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në institucionin e Bashkisë dhe Institucioneve të varësisë për vitin 2024” dhe në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 55 datë 22.01.2024“Për miratimin e strukturës të Ndërmarrjeve dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2024” si dhe vendimin nr.3 datë 22.01.2024 “Për miratimin e strukturës analitike të ndërmarjeve dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2024“, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendin vakant në Ndërmarrjen e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes, si më poshtë:

  • 1 (një) Specialist (jurist) në sektorin e prokurimeve, kategoria III.b.

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje nshmac