Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurës Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142 datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavaruara”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 328 datë 31.05.2023 “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, në VKM nr. 326 datë 31.05.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, Vendimin e Këshillit të Bashkisë nr.167 datë 29.12.2023 “Mbi miratimin e buxhetit vjetor të vitit 2024 dhe PBA 2024-2026 të Bashkisë Korçë”, në Vendimin e Këshillit te Bashkisë nr. 166 datë 29.12.2023 “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve e të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në institucionin e Bashkisë dhe Institucioneve të varësisë për vitin 2024”dhe në urdhërin e Kryetarit të Bashkisë nr. 55 datë 22.01.2024“Për miratimin e strukturës të Ndërmarrjeve dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2024” si dhe vendimin nr.3 datë 22.01.2024 “Për miratimin e strukturës analitike të ndërmarjeve dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Korçë për vitin 2024“, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendeve vakante në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, si më poshtë:
- 1 (një) Përgjegjës inxhinier ndërtimi në sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe trotuareve, kategoria III.a/1.
- 1 (një) Përgjegjës i degës teknike, inxhinier sektori Ujitje Kullimit, kategoria III.a/1.
- 1 (një) Jurist në sektorin e prokurimeve, kategoria III.b/
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për ndihmën ekonomike për Njësinë Administrative Vithkuq, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria III.b
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: shpallje nshp, shpallje specialist per ndihmen ekonomike vithkuq