Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe Vendimin nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve :
· 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Buxhetit dhe MFK-së në Drejtorinë e Përgjithshme e Financës, Buxhetit dhe MFK, kategoria III/a/1.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:
· 1 (një) Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Publikun ,kategoria e pagës III.b.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!