BASHKIA KORÇË, VEND I LIRE PUNE

Bazuar në nenin 64 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 142, datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 165, datë 02.03.2016 “ Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të vetëqeverisjes vendore” i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 111 datë 23.02.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social“, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150 datë 20.03.2019 “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, Bashkia Korçë do të fillojë proçedurat për plotësimin vendit vakant në Drejtorinë e Kujdesit Social, si më poshtë:

· 1 Psikolog në Sektorin e Shërbimeve për Fëmijët me Aftësi Ndryshe në Drejtorinë e Kujdesit Social (me kohë të pjesshme)

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR shpallja psikolog