___________________________________
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA KORÇË
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”,
në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë
Kategoria e pagës III.b
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për pagesat e PAK, verbërisë dhe para e tetra plegjike, në Sektorin e Pagesave në Kesh, në Drejtorinë e Kujdesit Social, kategoria b.
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton vakant, atëherë është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.
Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE: 06.08.2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 11.08.2019
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Është punonjës i shërbimit civil.
- Pritja e popullit, udhëzon dhe ndihmon qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm sipas kritereve ligjore për përfitimin e shtesës së invaliditetit, personave me aftësi të kufizuar, para e tetraplegjikëve dhe verberisë, bazuar në Urdhërin nr. 52 datë 11.01.2018 “Për ekzaminimin dhe organizimin e komsioneve mjekësore për PAK”
- Të ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit, për personat që aplikojnë për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e kujdesit shoqëror.
- Pranon nga qytetarët, në përputhje me ligjin, dokumentacionin e paraqitur nga pretenduesit që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe kërkesat e reja dhe dërgimi i tyre pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social për komisionim për personat për herë të parë dhe Rikomisionim për personat që janë në vazhdim.
- Përpilimi i evidencave statisitikore në kohë dhe dërgimi i tyre në drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.
- Përpilimi i listëpagesave të përfituesve të ndihmës ekonomike të invaliditetit,
- PAK-së,verbërisë dhe para e tetraplegjikëve sipas ligjit. LIGJI Nr. 9355, datë 10.3.2005 PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE (Hartimi dhe përpilimi i borderove).
- Plotësimi i regjistrit me të dhënat sociale.
- Plotësimi i dosjeve për personat përfitues të statusit të verbërisë për rikomisionim dhe rikomisionim dhe dërgimi i tyre tek Shërbimi Social Shtetëror, Tiranë (KMPV)
- Plotësimi i dosjeve për personat përfitues të statusit të para e tetraplegjikëve për rinovim të statusit ose përfitues të rinj.
- Dërgim dosjesh tek Kempi Epror.
- Gjenerimi i çertifikatave për plotësimin e dokumentacionit.
- Vë në djeni Këshillin Bashkiak për numurin dhe fondin e invalidëve të punës,verbërisë,paratetraplegjikëve dhe PAK nëpërmjet hartimit të projekt-vendimit.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d-Të zotërojnë nivelin minimal të diplomës Master Shkencor, në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
e-Të kënë të paktën 5 vite eksperiencë punë. Preferohet të kenë eksperiencë dhe njohuri në fushën sociale.
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë, dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë, brenda datës 06.08.2019.
- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 08.08.2019, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Korçë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- .FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr. 146/2014 datë 30.10.2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
- Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
- Ligji Nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërisë”.
- Ligji Nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar
- Ligje te tjera të cilat veprojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
- Aktet nënligjore të ligjeve të sipër përmendura si dhe çdo VKM që lidhet me ligjet e sipër përmendura dhe me pozicionin e punës.
- . MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te Bashkisë Korçë dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerezore (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
- PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Korçë, duke filluar nga data 08.082019.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë edhe diplomën Bachelor dhe Master Shkencor në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
- Të kënë eksperiencë punë të paktën 5 vjet. Preferohet të kenë eksperiencë dhe njohuri në fushën sociale.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Korçë ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 11.08.2019.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 21.08.2019, Bashkia Korçë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Korçë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligji nr. 146/2014 datë 30.10.2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
- Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Ligji Nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar.
- Ligji Nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërisë”.
- Ligji Nr. 93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar
- Ligje te tjera të cilat veprojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
- Aktet nënligjore të ligjeve të sipër përmendura si dhe çdo VKM që lidhet me ligjet e sipër përmendura dhe me pozicionin e punës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Korçë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Korçë dhe në “Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit” për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Korçë duke filluar nga data 21.08.2019.
Konceptoi: Maria Baki
Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme Juridike
dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Anxhela Dishnica
KRYETAR
SOTIRAQ FILO