BASHKIA KORÇË SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit”, Vendimit të Këshilit të Ministrave nr. 520 datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” Kreu  III “Ndarja e funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim pezullim dhe përjashtim” si dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë , njofton se për pozicionet:

  • 2 (dy) vende vakante shofer/zjarrfikës në shërbimin vendor  të MZSH-së Korçë.

 

Kandidatët për të vazhduar fazën për provimin i aftësive fizike janë:

 

  • Lorenc Çipi

 Provimi i aftësive fizike do të zhvillohet në datën 11.2020, ora 10:00.

 

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut  VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Lekas, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Vithkuq, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a
  • 1 (një) Specialist për kontrollin dhe mbledhjen e të ardhurave për njësinë administrative Voskop, në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave, Tarifave Vendore dhe Kontroll Territori, kategoria IV.a

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 14.11.2020, do të njoftohen në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.