Në zbatim të nenit 16 e vijues i Ligjit nr.89/2022 “Për Policinë Bashkiake” si dhe të nenit 8 e vijues të VKM-së 452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores në kuadër të Policisë Bashkiake”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Klos në përfundim të verifikimit paraprak të kryer nga Komisioni Përzgjedhës të kandidatëve për punonjës të policisë bashkiake, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën tjetër të testimit, sipas pozicionit të shpallur vakant, është si vijon:
1. Haxhi Alsela
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në mjediset e Bashkisë Klos në datën 03.12.2025 ora 11.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në testimin me shkrim më shumë se 60% të pikëve (nga 60 pikë në total) do kalojë në fazën tjetër të konkurrimit, atë të testimit fizik.
Kandidati jo fitues ka të drejtë të bëjë ankimim me shkrim në Komisionin Përzgjedhës për rezultatin e pikëve. Afati i ankimimit fillon brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga momenti i njoftimit. Komisioni përzgjedhës njofton vendimin brenda 2 (dy) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.