BASHKIA KLOS, VENDE TE LIRA PUNE

Bazuar në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë Nr.142, datë 24.11.2023 “Për shpallje vende të lirë pune në Administratën e Bashkisë Klos”, në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, në VKM-në nr.243 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar , Kreu II, dhe Kreu VII, Bashkia Klos shpall njoftimin për proçedurat e lëvizjes paralele, dhe të pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionet:

 

 

– 1 (një) Specialist i Ujitjes dhe Kullimit, në Sektorin e Ujitjes dhe Kullimit, pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve.

– 1 (një) Specialist i Menaxhimit të Pyjeve dhe Kullotave, në Sektorin e Administrimit dhe Monitorimit të Pyjeve dhe Kullotave, pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve.

– 1 (një) Specialist i Shërbimit Veterinar, në Sektori i Këshillimit të Shërbimeve Bujqësore, Kotrollit Ushqimor dhe Shërbimit Veterinar, pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve.

– 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike, në Njësinë Administrative Xibër.

– 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike, në Njësinë Administrative Gurrë.

– 1 (një) Specialist Finance në Sektorin e Financës, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore,Çështjeve Juridike dhe Sherbimeve Financiare.

 

 

Shpallja është e hapur për nëpunësit civilë, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil, të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele dhe për pranim nga jashtë, nëse nuk ka patur asnjë të përzgjedhur nga proçedura e lëvizjes paralele.

PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR Njoftim për shpallje