Në zbatim të nenit 20/2 e vijues i Ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake”, si dhe të nenit 13/4 e vijues të VKM-së 452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të policisë bashkiake”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Klos në përfundim të vlerësimit të kryer nga Komisioni Përzgjedhës të kandidatëve që morën pjesë në të gjitha fazat e konkurrimit për pozicionet për punonjës të policisë bashkiake, njofton se rezultat e konkurrentëve, janë si vijon:
1. Rustem Halili 73 pikë
Kandidati jo fitues ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim në Komisionin Përzgjedhës për rezultatin e pikëve. Afati i ankimit fillon brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga momenti i njoftimit. Komisioni përzgjedhës njofton vendimin brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.