Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut VII të VKM-së Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar,
Njësia e Menaxhimit të B.NJ. në Bashkinë Klos, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet:
- 2 (dy) Specialistë Shërbimesh në Sektorin e Shërbimeve dhe Menaxhimit të Mjeteve pranë Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve, Bashkia Klos;
- 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe PAK në Sektorin e Kujdesit Social, Ndihmës Ekonomike, Strehimit Social, Barazisë Gjinore dhe të Drejtave të Njeriut, Bashkia Klos;
- 1 (një) Specialist i Çështjeve Sociale dhe Shërbimeve në Njësinë Administrative Klos, Bashkia Klos;
- 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Suç, Bashkia Klos;
- 1 (një) Specialist i Ndihmës Ekonomike në Njësinë Administrative Gurrë, Bashkia Klos;
- 1 (një) Specialist i Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës në Sektorin e Kujdesit Social, Ndihmës Ekonomike, Strehimit Social, Barazisë Gjinore dhe të Drejtave të Njeriut, Bashkia Klos;
nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.
Vëmendje! Afati i dorëzimit të dokumentave, vendi, data dhe ora ku do të zhvillohet konkurimi me procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve, mbeten ato të shpallura në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
|
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!