BASHKIA KAMËZ, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor pranë Drejtorisë së Kadastrës, Pyjeve & Administrimit dhe Menaxhimit të Aseteve, Kategoria e pagës II, Klasa II-2– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është

– Rigelca Gupe

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 01.10.2026, ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë e cila do te zhvillohet me datë 05.10.2026, ora 10.00.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si VKM-në nr. 243, date 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljet për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit, është:

  1. Specialist i Sektorit të Strehimit pranë Drejtorisë së Strehimit dhe Emergjencave Civile. Kategoria e pagës IV-2/IV-3- Ledjana Doku