Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe Kreut II “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” të VKM-së nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin ne kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim per pozicionin 1 (një) pozicion Specialist Arkive pranë Sektorit të Arkivës në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Me Kategori page IV/ IV-2, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë, jane:
- Klementina Hodo
- Blerina Gjuta
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 06.07.2026 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë e cila do te zhvillohet me datë 08.07.2026, ora 10.00.