Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”; Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të Ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
- Drejtor pranë Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit (IT-së). Kategoria e pagës II, Klasa II-2- Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është- Mahmut Gazidedja
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamëz në datën 23.04.2026 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë e cila do te zhvillohet me datë 27.04.2026, ora 10.00.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”; Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të Ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
– Drejtor pranë Drejtorisë së Licensave dhe Transportit. Kategoria e pagës II, Klasa II-2 – nuk u paraqit asnjë kandidat.
Për sa më sipër procedura për këtë pozicion mbyllet në këtë fazë.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe Kreut III, të VKM-së nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkisë Kamëz, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të Ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
– Përgjegjës i sektorit të Sekretariatit Teknik, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit – nuk u paraqit asnje kandidat.
Për sa më sipër procedura për këtë pozicion mbyllet në këtë fazë.