BASHKIA KAMEZ, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut III të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Raportit të Komitetit të Ngritjes në Detyrë, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Kamëz, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, për pozicionin:

  • Drejtor pranë Drejtorisë së Kadastrës, Pyjeve & Administrimit dhe Menaxhimit të Aseteve shpall fitues kandidatin, si më poshtë:

– Znj. Rigelca Gupe

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Burimet Njerezore në Institucionin e Bashkise Kamez në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:

  • Specialist i Sektorit të Strehimit pranë Drejtorisë së Strehimit dhe Emergjencave Civile, është kandidati:

1. Ledjana Doku