BASHKIA KAMËZ, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut III të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Raportit të Komitetit të Pranimit për Ngritjen në Detyrë; Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Kamëz, në përfundim të procedurës për pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • 1 (një) pozicion, Përgjegjës i Sektorit të Liçensave të Transportit, Drejtoria e Liçensave dhe Transportit. Kategoria e pagës III-2.

Shpall fituesin kandidatin, si më poshtë vijon:

– Z. Klevis Hysa

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Burimet Njerezore në Institucionin e Bashkise Kamez në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Investimeve & Monitorimit të Infrastrukturës, pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Investimeve. Me Kategori page IV/ IV-2., është kandidati:

1. Shpresime Gjorllaku

Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me e-mail për rezultatet e arritura.