Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit nga jashte në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Drejtor pranë drejtorisë së Integrimit në BE, Projekteve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik. Kategoria e pagës II-b, Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit eshte :
1. Enijada Hyseni
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Kamez në datën 24.04.2024 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me goje e cila do te zhvillohet me date 25.04.2024.