Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore, informacionit dhe shërbimeve digjitale, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin Specialist auditues i brendshëm, në sektorin e auditimit të brendshëm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.