BASHKIA HIMARË, SHPALLJE FITUESI

Specialist auditues i brendshëm, në sektorin e auditimit të brendshëm

 

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

 

– Nuk kishte asnjë kërkesë për shpalljen e vendit të lirë: Specialist auditues i brendshëm, në sektorin e auditimit të brendshëm

– Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:

 

Inspektor kontabilizimi dhe verifikimi të biznesit, në sektorin e vlerësimit dhe kontrollit të të ardhurave, në drejtorinë e të ardhurave, është:

 

1. Ylli Qurdukaj

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se kandidati fitues për pozicionin:

 

Specialist i statistikave dhe borxhit, në sektorin e administrimit të të ardhurave dhe statistikave, në drejtorinë e të ardhurave, është:

 

1. Loreta Vela