BASHKIA HIMARË SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 32, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të kreut VIII, të vendimit nr. 118, datë 05.03.2014, të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar me VKM nr. 388, datë 06.05.2015,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në kategorinë e lartë drejtuese, njofton se:

  • Kandidati fitues është:

 

  1. Znj. Rajmonda Zisi
  2. Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se  kandidati fitues për pozicionin:

     

     

    Koordinator i transparencës dhe konsultimit publik, në sektorin e burimeve njerëzore dhe informacionit, në drejtorinë e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, është:

     

    • Erind Habili
    • Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se  kandidati fitues për pozicionin:

       

       

      Inspektor i vlerësimit dhe kontrollit të biznesit, në sektorin e të ardhurave, në drejtorinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social, është:

       

      • Taulant Dedaj
      • Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

        Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

        –           Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin: Drejtor i drejtorisë së shërbimeve publike dhe të mirëmbajtjes, në drejtorinë e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjes, është:

         

        1. Arqilea Bollano

         

        • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 29.03.2021 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
        • Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 29.03.2021 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.