BASHKIA HAS, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, neni 32, pika 1“Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, si dhe Kreut VIII të vendimit nr. 118 datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar “Për procedurat e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore” Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Has njofton se:

– Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e vlerësimit për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin, Sekretar i Përgjithshëm është:

1. Znj. Nazlie Laçi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Has, në datën 19.11.2025, ora 10:00, nëse kandidati grumbullon në vlerësmin me shkrim më shumë së gjysmën e pikëve do të kalojë në intervistën e strukturuar me gojë.

Nga verifikimi i kryer pranë Bashkisë Has, rezulton se nuk është paraqitur asnjë aplikim për ngritje në detyrë, nga nëpunës civil të kategorisë II-2, prandaj vazhdon proçedura për pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionet si më poshtë :

  • 1 (një) Sekretar i Përgjithshëm, kategoria e pagës I-5.