Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, neni 32, pika 1“Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, si dhe Kreut VIII të vendimit nr. 118 datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar “Për procedurat e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore” Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Has njofton se:
Nga verifikimi i kryer pranë Bashkisë Has, rezulton se nuk është paraqitur asnjë aplikim për levizjen paralele, nga nëpunës civil të së njëjtës kategori, prandaj vazhdon proçedura për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionet si më poshtë :
- 1 (një) Sekretar i Përgjithshëm, kategoria e pagës I-5.