Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, neni 32, pika 1“Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, si dhe Kreut VIII të vendimit nr. 118 datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar “Për procedurat e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, si dhe bazuar në Raportin përfundimtar të Komitetit të Përhershëm të Pranimit nga jashtë Shërbimit Civil nr.4245, datë 19.11.2025.
Sektori i Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Has njofton se për pozicionin e punës:
Sekretare e Përgjithshme, kategoria e pagës I-5.
Kandidati fitues është:
Znj. Nazlie Laçi
Pikët totale: 90 pikë