BASHKIA HAS REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të ligjit 152/2015 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. Njësia e menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Has në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të vecanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se kandidatët të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit janë:

 

 

  1. 1 vend në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” Bashkia Qendër, me një kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit: Z. Adem Lala, Lloji i Diplomës “Akademia Ushtarake” Niveli Minimal i Diplomës “ Master i Shkencave”.
  2. 1 vend në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit Urbanistikës dhe Zhvillimit Territorit” Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  3. 1 vend në pozicionin “ Përgjegjës i Shërbimeve Publike” Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  4. 1 vend në pozicionin “Përgjegjës Bordi Kullimit” Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  5. 3 vende në pozicionet “Specialist të Ndihmës Ekonomike” përkatësisht 1 vend në NJA Golaj, 2 vende në NJA Fajza, mbyllet me një kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit: Z. Bashkim Sefolli, Lloji i Diplomës “Banke, Financë dhe Kontabilitet” Niveli Minimal i Diplomës “ Bachelor”.
  6. 4 vende në pozicionin “Inspektor i Emergjencave Civile” përkatësisht 1 vend në Bashkinë Qendër, 1 vend në NJA Golaj, 1 vend në NJA Fajza, 1 vend në NJA Gjinaj, mbyllet me një kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit: Z. Sadik Rada, Lloji i Diplomës “Hidroteknike Ujësjellës Kanalizime” Niveli Minimal i Diplomës “ Bachelor”.
  7. 1 vend në pozicionin “Specialist Kadastre/Topograf” Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  8. 1 vend në pozicionin “Inspektor i Kontrollit Blegtoral dhe Ushqimor” Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  9. 3 vende në pozicionin “Specialiste Finance+Arkivi”, 1 vend në NJA Golaj, 1 vend në NJA Fajza, 1 vend në NJA Gjinaj, mbyllet me një kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit: Z. Neritan Qela, Lloji i Diplomës “Menaxhim i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit” Niveli Minimal i Diplomës “ Master Profesional”.
  10. 2 vende në pozicionin “ Inspektor Shërbimesh” 1 vend në NJA Golaj dhe 1 vend në NJA Fajza, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  11. 2 vende në pozicionin “Inspektor Territori” përkatësisht 1 vend Bashkinë qendër dhe 1 vend në NJA Golaj, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  12. 1 vend në pozicionin “Inspektor Arkivi”, Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  13. 1 vend në pozicionin “Inspektor i Tatim-Taksave”, Bashkia Qendër, mbyllet pa kandidat të kualifikuar.
  14. 1 vend në pozicionin “Inspektor i Pronave”, Bashkia Qendër, mbyllet me një kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit: Z. Ylber Dida, Lloji i Diplomës “Menaxhim Ndërtimi” Niveli Minimal i Diplomës “ Bachelor”.

 

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Has në datën 11.11.2020 ora 10:30, kandidati i cili ka grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojë në intervistën e strukturuar me gojë.