Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ë ulët dhe të mesme drejtuese” të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në Njoftimin për konkurrim nr.845, datë 23.02.2023 “Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë në shërbimin civil, kategoria e mesme drejtuese, Drejtor i Drejtorisë së Projektimit dhe Integrimit në Bashkimin Europian”, “Drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Taksave Vendore”, njofton se:
– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të proçedurës;
– Ky pozicion pune është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.
Afatet dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve që janë të interesuar për fazën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, mbeten të njëjtat me ato të shpallura në njoftimin nr.845, datë 23.02.2023, të publikuara në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqa zyrtare e bashkisë www.bashkiagramsh.gov.al dhe stenda e informimit të publikut Bashkia Gramsh.