BASHKIA GJIROKASTËR- VERFIKIME PARAPRAKE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Gjirokastër, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele për pozicionin “Specialist i Projektimit Inxhinierik, Sektori i Projektimit, Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë Gjirokastër, – Nuk ka kandidatë të paraqitur.

 

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele NJMBNJ vazhdoi procedurën për konkurrin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë. NJMBNJ në Institucionin Bashkia Gjirokastër, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit nga jashtë për pozicionin “Specialist i Projektimit Inxhinierik, Sektori i Projektimit, Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë Gjirokastër, është

  1. Aleksandër Pesha

 

Në zbatim të ligjit nr.26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të KREUT II dhe III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Vendimit nr.29, datë 11.05.2026 “Për miratimin e numrit të aplikantëve nga jashtë shërbimit civil”, shpalljes së vendit vakant me nr.5939 prot., datë 09.06.2026 si dhe mbështetur në kërkesën për dorëheqje të z.Kristaq Çuçani nga procedura e konkurrimit për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe Arsimore me nr.7182 prot., datë 02.07.2026, ndodhur në kushtet e aplikimit nga një kandidat i vetëm deklarojnë të mbyllur shpalljen për poziconin “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe Arsimore”në Institucionin Bashkia Gjirokastër.

Shpallja e pozicionit “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe Arsimore” do të shpallet në një moment të dytë.