BASHKIA FINIQ, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 dhe 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore te Bashkisë Finiq , në përfundim te verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posacme të percaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Përgjegjës pranë Sektorit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës– kategoria III-2;

Kandidat për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është z.Aristotel Mitro.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 25.05.2026, ora 09.00 në ambientet e Bashkisë Finiq.

 

  • Përgjegjës i Njësisë së Prokurimeve Publike pranë Drejtorisë juridike – kat. III-2

Kandidat për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është znj. Florida Lula.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 25.05.2026, ora 09.00 në ambientet e Bashkisë Finiq.

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar , si dhe të Kreut II, IV dhe VII të VKM nr. 243, datë 18/03/2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Finiq, në përfundim te verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të “Për pranim në shërbimin civil” dhe kërkesave të posacme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • 1 ( Nje) Specialist Finance pranë Drejtorisë së Financës –kategoria IV-3

Kandidat për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është z.Gentian Ahmeti.

Procedura e konkurrimit do të zhvillohet në datën 25.05.2026, ora 09.00 në ambientet e Bashkisë Finiq.

 

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar , si dhe të Kreut II, të VKM nr. 243, datë 18/03/2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Finiq, në përfundim te verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të posacme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:

  • Specialist i menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës – kategoria IV-3;
  • Specialist i Prokurimeve Publike pranë Drejtorisë Juridike – kategoria IV-3;
  • Specialist i Shërbimit Social (Mesopotam) pranë Sektorit të shërbimit social, barazisë gjinore dhe kujdesit publik – kategoria IV-3;
  • Specialist Sekretari – arkivi — pranë Njësisë Administrative Dhivër – kategoria IV-3;
  • Specialist i vleresimit, planifikimit te te ardhurave dhe rakordimit e taksave – kat IV-3;
  • Specialist Topograf pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit – kategoria IV-3;
  • Specialist i barazisë gjinore pranë Drejtorisë së Kujdesit Social – kategoria IV-3.

Nuk ka kandidat për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit me kaq këto procedura konsiderohen të mbyllura.