Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës, Sektori i Asistencës Teknike, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit – Kategoria IIIA/1
- Klementina Nosi
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 14.12.2020, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Elbasan.
Duke filluar nga data 11.12.2020 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën engritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Bashkia Elbasan, ju njofton se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:
- Inspektor, Inspektoriati i Mjedisit– Kategoria IVA
- Besnik Mulaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 14.12.2020, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Elbasan.
Duke filluar nga data 17.12.2020 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje numrin e vendeve të lira, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- Inspektor, Inspektoriati i Mjedisit– Kategoria IVA
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Duke filluar nga data 17.12.2020 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.