Bashkia Elbasan, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:
- Inspektor, Inspektoriati i Mjedisit– Kategoria IVA
Mbyllet për shkak të plotësimit me procedurën e lëvizjes paralele
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për grupin e pozicioneve:
- Specialist jurist, Sektori Përfaqësimit në Gjykatë në Drejtorinë Juridike – Kategoria III B
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit
Duke filluar nga data 14.01.2021 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Bashkia Elbasan, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozioneve:
- Inspektor, Inspektoriati i Mjedisit– Kategoria IVA
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Xhesilda Balla
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Elbasan në datën 30.12.2020 ora 10.00.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Elbasan në datën 31.12.2020 ora 10.00.
Përgjegjës, Sektori i Asistencës Teknike, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit – Kategoria IIIA/1
Në zbatim të Nenit 26 të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të procedurës së levizjes paralele njofton se kandidati fitues është:
- Klementina Nosi
- Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Përgjegjës, Sektori i Edukimit Rinor (Danida), Drejtoria e Politikave të Arsimit dhe Edukimit – Kategoria IIIA/1
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit
Duke filluar nga data 11.01.2021, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.