Bashkia Elbasan REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 9, të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, Bashkia Elbasan, ju njofton se për pozicionet si vijon, kandidatët e kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit, janë:

 

  • Specialist, Drejtoria e Auditit të Brendshëm – Kategoria IIIB

 

  1. Ankleida Sulejmani

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 19.07.2021, ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Elbasan.

Duke filluar nga data 24.07.2021 , do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

  • Përgjegjës, Sektori i Koordinimit të Njësive Administrative dhe Lagjeve në Drejtorinë e Koordinimit të Njësive Administrative dhe Lagjeve – Kategoria  IIIA/1

 

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit

 

Duke filluar nga data 19.07.2021, do të njoftohen nëpërmjet faqes së Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe faqes zyrtare të Bashkisë Elbasan, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.