SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVILË
LËVIZJE PARALELE , NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Drejtor në Drejtorinë e Planifikomit të Territorit dhe Projekteve
Në zbatim të Nenit 25 dhe të Nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të Vendimit Nr.242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Elbasan shpall proçedurë e lëvizjes paralele dhe ngritjen në detyrë për pozicionin si më poshtë:
Drejtor në Drejtonë e Planifikimit të Territorit dhe Projekteve – Kategoria II B
Pozicioni më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme drejtuese
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE,NGRITJE NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË.
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE – 02.10.2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për: ngritje nË detyrË – 07.10.2019
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN E MË SIPËR ËSHTË:
1.Bashkëpunon në hartimin dhe rishikimin e dokumentave të planifikimit të territorit në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar, në përputhje me planet sektoriale dhe planet e detajuara për zonat me rëndësi Kombëtare, si dhe duke iu
përmbajtur normave teknike të planifikimit të territorit;
2. Planifikon dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe burimeve natyrore;
3. Bashkëpunon për përgatitjen e vendimarrjes të Kryetarit të Bashkisë lidhur me aplikimet për leje zhvillimi në territorin administrativ të Bashkisë;
4. Koordinon në bashkëpunim me drejtori të tjera dhe konsulente nga jashtë bashkisë, nisma për
hartimin dhe rishikimin e dokumentave vendore të planifikimit;
5. Koordinon, në bashkëpunim me drejtori të tjera dhe konsulente nga jashtë bashkisë, nisma për hartimin dhe rishikimin e dokumentave në nivel vendor;
6. Përcjell dhe asiston në prezantime të dokumentave vendore të planifikimit pranë AKPT-së, për të verifikuar përputhshmërinë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe normat teknike të planifikimit;
7. Harton termat e referencës për instrumentët e planifikimit, përcakton linjat guidë për zbërthimin e mëtejshëm të instrumentave;
8. Siguron cilësi në hartimin e planeve të detajuara vendore, nëpërmjet realizimit të një diskutimi dhe bashkërendimi me çdo autoritet të planifikimit dhe palë të interesuar, përpara fillimit dhe shkresor i cili ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në
mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit;
9. Përditëson gjëndjen në terren dhe harton gentplane të ndryshme për leje zhvillimi;
- LËVIZJE PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJE PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II B
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
d- Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Shkenca Inxhinierike/Arkitekturë” niveli minimal i diplomes “Master Shkencor”
1.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b-Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h-Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i-Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Dokumentat e përmendura më sipër, duhet të dorëzohen pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria e Administratës e Burimeve Njerëzore, me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur.
Adresa Rr.Qemal Stafa , Elbasan.
Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e lëvizjes paralele në kategorinë e mesme duhet të bëhet brenda datës: 02.10.2019
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 04.10.2019 , njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkise Elbasan do të shpallë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar
-Njohuritë për ligjin nr.107/2014”Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit Territorit”
– Njohuritë për ligjin nr. 8402 datë 10.09.1998” Për kontrollin dhe disiplimimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar
– Njohuritë për VKM nr. 628 datë 15.07.2015”Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve“
-Njohuritë për ligjin nr. 9870 datë 16.07.2007” Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë, (20 pikë për përvojën në punë, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen përkatëse, si dhe 10 pike per çertifikimin).
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan.
2 NGRITJE NË DETYRË
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre ne kategorine e mesme drejtuese . Këtë informacion do ta merrni në faqen e “Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, duke filluar nga data 17.10.2019
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në proçedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë III A/1
b-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundin “Mirë” ose “Shume Mirë”
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit minimal “Shkenca Inxhinierike/Arkitekturë” niveli minimal i diplomes “Master Shkencor”
b- Të ketë të paktën 3 vite përvoje pune.
2.2 DOKUMENTACIONI , MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://ëëë.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do te bëhet pranë Bashkisë Elbasan, Drejtoria Administratës e Burimeve Njerëzore, me poste ose dorazi.
Adresa Rr.Qemal Stafa, Elbasan.
Dorëzimi i dokumentave me poste ose dorazi për proçedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese duhet të bëhet brenda datës: 07.10.2019.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 17.10.2019 , Bashkia Elbasan do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Elbasan dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë në kategorinë e mesme drejtuese dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Elbasan, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE , AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
-Njohuritë mbi Ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
– Njohuritë mbi Ligjin 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar
-Njohuritë për ligjin nr.107/2014”Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit Territorit”
– Njohuritë për ligjin nr. 8402 datë 10.09.1998” Për kontrollin dhe disiplimimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar
– Njohuritë për VKM nr. 628 datë 15.07.2015”Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve“
-Njohuritë për ligjin nr. 9870 datë 16.07.2007” Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim , deri në 40 pikë
b-Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c -Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Elbasan do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan. Të gjithë kandidatët që kanë marë më pak se 70 pikë (70% të pikëve) do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KONKURIMIT
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre për kategorinë e mesme drejtuese , do të marrin informacion në faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan, për fazat e mëtejshme të procedurës së ngritjes ne detyre ne kategorine e mesme drejtuese
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Sherbimit Kombetar te Punesimit dhe faqen zyrtare te Bashkise Elbasan duke filluar nga data 17.10.2019.