BASHKIA E TIRANËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ÇERDHEVE DHE KOPSHTEVE VENDE TE LIRA PUNE
PER POZICIONIN Përgjegjëse në Çerdhen nr. 57
Ju informojmë se, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Përgjegjëse në Çerdhen nr. 57. Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa IV-a, Grupi 1/2/3/4).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:
- CV
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë personale dhe familjare
- Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
- Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale
- Raport mjeko – ligjor
- Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
- 2 fotografi
- Llogarie në Bankën Tirana
Disa nga detyrat që duhet të kryejë Përgjegjësja e Çerdhes janë:
- Menaxhon zbatimin e detyrave funksionale të stafit dhe mbarëvajtjen e punës në çerdhe.
Organizon punën administrative dhe kontrollon zbatimin e detyrave të lëna prej saj apo specialistëve (mjeku, psikologu, punonjësi social), për punonjësit e varësisë.
- Mbikqyr rregullin dhe higjenën në çerdhe dhe merr masat e duhura në rastet e nevojshme.
Mbikqyr përgatitjen e ushqimit për zbatimin e menusë si dhe përgatitjen e ushqimit për fëmijët me peshë të vogël (distrofë) sipas udhëzimit të mjekut.
- Administron gjithë dokumentacionin teknik, administrativ dhe financiar të veprimtarisë në çerdhe.
- I propozon Drejtorit të Përgjithshëm masa administrative për personelin e varësisë në raste të thyerjes së disiplinës në punë.
- Mban lidhje të ngushta me pindërit, informon dhe merr informacion prej tyre për gjendjen e fëmijës.
- Bashkëpunon me bordin e prindërve, dëgjon vërejtjet, sugjerimet e tyre dhe informon në drejtori për zgjidhjen e tyre.
- Organizon dhe drejton punën për kualifikimin e brendshëm dhe të jashtëm të edukatoreve, në bashkëpunim me Sektorin e Zhvillimit dhe Kujdesit Psiko-social.
- Organizon dhe drejton punën e stafit për zhvillimin psiko-motor të fëmijëve duke siguruar bazën e nevojshme materiale dhe didaktike.
- Realizon filtrin e përditshëm dhe në mungesë ia delegon një edukatoreje me përvojë.
Për sa më sipër sqarojmë se:
Për pozicionin e punës si Përgjegjëse në Çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:
Të ketë arsimin e lartë Parashkollor; Mësuesi; Shkenca Sociale; Mjekësi; Infermieri (Master).
Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 13.06.2020.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.
* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.