Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 38810/3, datë 29.10.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Specialist I (i parë) pranë Sektorit të Financës dhe Buxhetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:
- CV
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë personale dhe familjare
- Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
- Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale
- Raport mjeko – ligjor
- Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
- 2 fotografi
Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialist I (i parë) janë:
- Është përgjegjës për realizimin e të ardhurave nga çerdhet dhe kopshtet. Harton evidencës e të ardhurave mujore për kuadrim me Degën e Thesarit, brenda afateve të përcaktuara.
- Ndjek, kontrollon nga sistemi financiar regjistrimin e ditëngrënieve dhe parapagimeve. Kryen dhe nënshkruan të gjitha akt-rakordimet mujore me Postën Shqiptare, Easy-Pay, Unioni Financiar, si dhe Bankat e Nivelit të Dytë, në lidhje me pagesat nga ditëngrëniet dhe parapagimeve për llogari të DPÇK-së, që derdhen në Thesar.
- Është përgjegjës për regjistrimin kontabël të veprimeve të mësipërme në programet financiar IMPRO dhe Financa 5.
- Regjistron në programin financiar IMPRO kontratat e lidhura të institucionit me operatorët ekonomik, si dhe kontabilizon të gjitha urdhër shpenzimet mujore.
- Përpilon të gjitha evidencat e buxhetit dhe rakordon me Përgjegjësin e Financës dhe Buxhetit mbi zbatimin e tij, gjatë gjithë vitit ushtrimor, për ecurinë dhe të gjitha ndryshimet në zërat e buxhetit , sipas nevojave të institucionit. Më pas të gjitha këto evidenca mujore, përpunohen në fund të vitit ushtrimor, me qëllim finalizimin e pasqyrave financiare vjetore.
- Angazhohet dhe merr pjesë gjatë periudhës së përgatitjes të PBA-së të DPÇK-së.
- Ndjek procedurën për financimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të përcjellë nga drejtoria juridike dhe e zbatimit të kontratave, në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit, deri në finalizimin e likujdimit.
- Për problematikën e konstatuar, mban procesverbal dhe raporton tek Përgjegjësi i Financës dhe Buxhetit.
Për sa më sipër sqarojmë se:
Për pozicionin e punës si Specialist I ( i parë) pranë Sektorit të Financës dhe Buxhetit, në DPÇK, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:
Të ketë arsimin e lartë Ekonomik (Master).
Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 20.01.2022.
* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al