Në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, Urdhrit Nr. 3331/1, datë 26.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, VKB nr. 159, datë 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Mjek, Specialist I ( i parë), në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, Bashkia Tiranë (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2).
Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:
- CV
- Vërtetim banimi
- Çertifikatë personale dhe familjare
- Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
- Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
- Librezë pune origjinale
- Raport mjeko – ligjor
- Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
- 2 fotografi
- Llogarie në Bankën Tirana
Disa nga detyrat që duhet të kryejë Specialist I ( i parë) Mjek në INNSH janë:
- Kontrollon dhe koordinon punën për vlerësimin në lidhje me zhvillimin fizik, psikomotor dhe sëmundshmërinë (6 nozologjitë) çdo 6-mujor.
- Mjeku kontrollon dokumentacionin (regjistrin e zhvillimit, kartelën e zhvillimit, fletoren e filtrit dhe fletoren e sëmundshmërisë).
- Konsulton dhe jep zgjidhje për problemet që dalin, duke i dokumentuar në kartelën e zhvillimit të fëmijës.
- Harton programin e stinës së nxehtë dhe të ftohtë për marrjen e masave higjeno-sanitare në institucion.
- Mban lidhje me institucione të shëndetit publik, për ndjekjen e rasteve me sëmundje infektive dhe merr masa për dezinfektim.
- Kontrollon higjenën e mjediseve të jashtme dhe të brendshme, si dhe elementët e strukturës së mjediseve sipas grupmoshës dhe raporton në DPÇK.
- Bashkëpunon me grupin e specialistëve për zhvillimin e shëndetit fizik e psikomotor të fëmijëve në institucion.
Për sa më sipër sqarojmë se:
Për pozicionin e punës si Specialist I ( i parë) Mjek, në INNSH, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:
Të ketë arsimin e lartë Mjekësi/Pediatri;
Të plotësojë kriteret ligjore për ushtrimin e profesionit.
Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 03.03.2021.
* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al